Kukësi vetëm një pikë në Pukë
![](https://static.wixstatic.com/media/7ef686_53e41d6ace9946238e1049929155a031.jpg/v1/fill/w_800,h_450,al_c,q_80,enc_auto/7ef686_53e41d6ace9946238e1049929155a031.jpg)
Kukësi ka dalë me vetëm një pikë nga fusha e Tërbunit , edhe pse synimet ishin për tre. Një ndeshje e dominuar me raste dhe volum nga miqtë, por që hera-herës kanë qenë egoistë dhe në shumë raste kanë kërkuar edhe mrekullinë me anë të roveshatave, edhe të panevojshme. Skuadra e Gjonit është parë e penalizuar edhe nga mungesat e shumta për shkak të pezullimeve të lojtarëve, ndërkohë që Kukësi nuk ka arritur të shfrytëzojë rastet që ka krijuar. Më flagranti ka qenë ai i fundit të pjesës së parë me Limën, i cili nga fare pranë portës ka gjetur vetëm shtyllën e Haxhos. Kjo pikë i ka mjaftuar Kukësit për të marrë vendin e tretë, ndërkohë që Tërbunit do t’i duhet sërish të mbyllë tabelën e klasifikimit. Ekipi ka nisur sot stërvitjen në Pezë Helmës , pasi të mërkurën ka një tjëtër sfidë të vështirë në Kukës me Tiranën. Stafi teknik dhe lojtarët janë tëbinuir se kanë forca për të triumfuar ndaj kryeqytetasve, ashtu si në të gjitha ndeshjet e zhvilluara në Kukës. Të mërkurën rikthehen dhe titullarët ,Malota e Musolli, që munguan në Pukë për shkak të akrtonëve.
Minutat
10′ Flores mrekullon me një kalim mes Karakaçit, Peqinit e Tushes nga e majta, por rrëzohet në hyrje të zonës dhe Meta lejon avantazhin. Topi përfundon te Hasani në qendër që godet, por devijohet nga njëri prej mbrojtësve. 11′ Flores jep një krosim për Xheferson në qendër që gjen mundësinë për të bërë një gjysmë roveshatë, por topi përfundon larg kuadratit. 13′ Goditje dënimi për miqtë nga e majta në një distancë prej rreth 35 metrash, ekzekutohet nga Nika që kroson në zonë në shtyllën e dytë. Veliu tenton një roveshatë, por nuk arrin të koordinohet dhe topi përfundon ngjitur me shtyllën e Haxhos. 28′ Tërbuni kërkon të kundërpërgjigjet, Karapici fton Dhramin në qendër që vjen nga e majta, por topi është i paarritshëm. 40′ Nika bën mrekullinë që hedh në top në qendër për Hasanin që bën një finte, më pas Lima fare pranë portës godet shtyllën e majtë të Egland Haxhos. 50′ Mici nis Hasanin me një diagonale të gjatë, i cili ndalet me faull nga Rudoviç në afërsi të zonës. Nika kroson fort, Lima devijon me kokë, por Haxho është perfekt për nga reflekset. 55′ Nika nga e djathta për Kukësin kroson në zonë, aty ku Flores tenton një roveshatë, por Haxho e ka seriozisht për të ruajtur të paprekur portën e tij. 57′ Kundërsulmon Tërbuni, Dhrami i vetëm fiton një goditje nga këndi, e para për vendësit. 65′ Një top i gjatë për Dhramin që fiton duelin e “forcës” me Veliun, i cili kontrollon sferën, driblon Shametin e Hallaçin, që vjen për të mbyllur hapë- sirën, dhe i qetë arrin të kalojë Kocin, 1-0. 71′ Dhrami merr një tjetër top “nga qielli”, por këtë herë është i vetëm përpara shumë lojtarëve të Kukësit dhe Shameti fton duelin e pastron zonën. 77′ Flores kroson një top të gjatë drejt zonës nga e majta, por Lima nuk e mbërrin një top që Nika e kthen me kokë drejt qendrës duke gënjyer portierin Haxho dhe Lima e ka të lehtë të shënojë me kokë në portën e boshatisur, 1-1. 81′ Flores kroson drejt zonës, Shameti godet me kokë, por jashtë. 82′ Kundërsulm i vendësve me Markun që del i vetëm përpara portës, por është në pozicion diagonal dhe goditja e tij nuk ka potencën e duhur.
Tërbuni – Kukësi 1-1 Golat: Dhrami 65’ / Lima 77’ Tërbuni: Haxho, Peqini, Rudoviç, Danaj, Prendi, Karakaçi, Gavazaj, Karapici, Tushe, Mone, Dhrami Trajner: Viktor Gjoni Kukësi: Koçi, Hallaçi, Shameti, Veliu, Mici, Nika, Kruz, Hasani, Xheferson, Flores, Lima Trajner: Klodian Duro Arbitra: Kridens Meta, Denis Rexha, Melis Dervishi Kartonë të verdhë: Prendi 24’
Hasan Lika nuk ndjehet i zhgënjyer në rezultatin që skuadra e tij mori në Pukë ndaj Tërbunit. Përkundrazi, bashkëtrajneri i verilindorëve përgëzoi skuadrën për lojën e zhvilluar ku arritën dhe të barazonin. Ndërkohë theksoi që mungesa e golit, shpërdorimet e teprëta i dhanë rrjedhë tjetër lojës.
“Kur shpërdoron shumë, mund të gabosh shumë dhe të pësosh një gol sigurisht për meritë të kundërshtarit, bëhet më e vështirë rrjedha e lojës. Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, lojtarët dhanë maksimumin, kemi krijuar shumë raste, kemi detyruar të qëndrojë kundërshtari në gjysmëfushën e tij, por ja dolën dhe të barazonim”.
Çfarë i mungoi skuadrës?
“Na mungoi shënimi i golit, po të kishim shënuar, do ta kishim drejtuar ndeshjen ndryshe. Po të kalonim në avantazh ecuria do të vinte ndryshe. Gabimet e mbrojtësve tanë dhe meritë e kundërshtarit i cili shfrytëzoi shumë mirë dhe realizoi”.
Merkato
“Do të forcohemi, shpresojmë të afrojmë në ekip lojtarë që ti shërbejnë skuadrës gjatë merkatos së janarit. Disa futbollistë që mund ta qojnë ti japin më shumë forcë ekipit”.