Hasan Lika dhe Klodian Duro trajnerët e Kukësit.
![](https://static.wixstatic.com/media/7ef686_86e2ae11cdd743ec9b39d301476da69d.jpg/v1/fill/w_800,h_450,al_c,q_80,enc_auto/7ef686_86e2ae11cdd743ec9b39d301476da69d.jpg)
Pas shkarkimit nga detyra të trajnerit, Marcelo Triosi, Presidenti i klubit , Safet Gjici, ka vendosur që drejtimin e skuadrës t’ua besojë njëkohësisht dy bashkëtrajnerëve, në timon do të jenë Hasan Lika që mban njëkohësisht rolin e Drejtorit Sportiv, ndërsa në krah të tij një emër i njohur i futbollit shqiptar, Klodian Duro. Ish-mesfushori i Kombëtares nis në këtë mënyrë zyrtarisht një karrierë të re, atë të trajnerit ku mund të mbështetet edhe në eksperiencën e madhe të Hasan Likës. Dje në mjediset stërvitore në Pezë është bërë dhe prezantimi i dy drejtuesve të rinj përpara stafit dhe ekipit. Objektivi më i afrët i dyshes së re të trajnerëve është fitorja ndaj Partizanit në fundjavë në Kukës dhe ecuria drejt titullit kampion.