top of page

KUKËSI-PARTIZANI 0-1


Kukësi ka humbur takimin me Partizanin brenda në fushën e vet edhe pse e kërkoi fitoren vazhdimisht. Rezultati i ngushtë 0- 1 për Partizanin flet dhe për vlerësimin që dy ekipet i kishin bërë takimit. Në këtë takim debutuan si bashkëtrajnerë , Hasan Lika dhe Klodian Duro. Ekipit tashmë i është abshkuar dhe përgatitësi atletik, Gjergji Poloska. Pas Partizanit, Kukësi udhëton të mërkurën drejt Vlorës në ndeshjen e rradhës ndaj Flamuratarit, ku synon të marrë tre pikët dhe të bëjë kthesën e mënjëherëshme.

Golat: Mazrekaj 24′

Formacionet zyrtare

KUKËSI: Koçi, Hallaçi, Malota, Veliu, Mici, Musolli, Xherson, Karioka, Nika, Flores Lima; Trajner: Klodian Duro

PARTIZANI: Hoxha, Fejzullahu, Bicaj, Krasniqi, Kalari, Batha, Daja, Ibrahimi, Trashi, Fazliu, Mazrekaj; Sulejman Starova

GJYQTAR: Bardhyl Pashaji

MINUTAT:

Mbyllet sfida, Kukësi-Partizani 0-1

80′ Partizani mbrohet mirë, por edhe kundërsulmon rrezikshëm.

77′ Kukësi i hedhur i gjithi në sulm duke kërkuar golin e barazimit.

67′ Kundërpërgjigjet Partizani, Mazrekaj merr një pasim në hyrje të zonës, godet në pozicion të priret dhe për pak sa nuk shënon.

66′ Pranë golit të barazimit Kukësi, goditje dënimi në në krahun e majtë, Karioka kroson drejt zonës, Lima godet me kokë, por topi kalon ngjitur me shtyllën.

61′ Mazrekaj merr një pasim dhe del në pozicion ballor, godet me të djathtën, por pret mjaft mirë Koci.

59′ Tekniku Duro zëvendëson Halaçin, kapiteni nuk e pret mirë dhe niset direkt në dhomat e zhveshjes.

56′ Partizani është kthyer në mbrojtje duke administruar rezultatin.

51′ Goditje kendi për Partizanin, krosim drejt zonës, Bicaj provon me kokë, por bllokohet nga mbrojtësit

48′ Goditje dënimi për Partizanin, të kuqtë provojnë me një skemë, por nuk sjell asnjë rrezik për portën e Kukësit.

Mbyllet pjesa e parë, Kukësi-Partizani 0-1.

40′ Partizani tërhiqet mbrapa pas golit dhe mundohet të administrojë lojën.

34′ Top i kthyer mbrapa për Alban Hoxhën, ky i fundit vonohet ta largojë topin dhe për pak sa nuk përfiton Lima.

32′ Rrezikon Kukësi, Karioka kroson drejt zonës nga krahu i majtë, Malota godet me kokë, por topi kalon mbi traun e portës.

27′ Pranë golit sërish Partizani, top i gjatë drejt Fazliut në të majtë, sulmuesi i vetëm niset drejt portës, godet lehtë dhe tokazi, por pret Koçi.

24′ GOL PARTIZANI shënon Mazrekaj. Fazliu rrëmben një top në mesfushë dhe niset drejt zonës së Kukësit, kombinon bukur me Mazrekajn, ky i fundit del i vetëm përballë portierit dhe godet me zgjuarësi duke e dërguar topin në rrjetë. Në avantazh Partizani.

20′ Ndeshja luhet në mesfushë, mungojnë rastet, ekipet tregohen të kujdesshme në mbrojtje, një epërsi e lehtë e Kukësit.

15′ Goditje dënimi për Kukësin nga një pozicion ballor, Karioka godet fuqishëm drejt portës me të djathtën, pro pret pa problem Alban Hoxha.

08′ Tri goditje radhazi nga kendi për Kukësin, por që nuk sjellin asnjë rrezik në portën e Partizanit.

06′ Top i gjatë në drejtim të Mazrekajt i cili gjendet i lirë në zonën e Kukësit, por ka pozicion jashtë loje.

02′ Goditje dënimi për Partizanin, Trahsi kroson drejt zonës, por nuk shfrytëzohet nga askush dhe largojnë rrezikun mbrojtësit e Kukësit.

Një fillim jo siç e kishte pritur për Klodian Duron në aventurën e tij si trajner. Ekipi i tij luajti mirë, u përpoq të shënonte por nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv. Trajneri Duro pas ndeshjes foli për mikrofonat e ‘SuperSport’, ku sqaroi edhe atë që ndodhi më kapitenin Hallaci pas zëvendësismit:

Natyrisht që kisha shumë emocione, pasi ishte debutimi im si trajner dhe në një detyrë të re. Debutim jo në mënyrën më të mirë të pritshme ndaj një rivali të fortë, por nuk pata fat. Bëmë mjaftë ndryshime në formacionin dhe skemat gjatë sfidës ,por nuk ia dolëm edhe pse provuam çdo gjë.

Do të kisha dashur të mos kisha mungesa ,por jam i kënaqur në përgjithësi. Meritonim të paktën një barazim, por nuk qe e thënë. Përsa i përket Hallacit nuk ka asnjë çështje, pasi ai ma dha dorën. Unë doja ti thoja dicka ,por ai iku në dhomat e zhveshjes’, ishin fjalët e Duros.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Classic
  • Twitter Classic
  • Google Classic
  • Twitter Metallic
  • Facebook Metallic
  • YouTube Metallic

Twitter

Follow us

Facebook

Become a Fan

YouTube

Subscribe

© 2015 by FKKUKESI.  Proudly created with Wix.com

bottom of page