top of page

Duro: Reaguam mire, kemi punë përpara.


Pas fitores në Vlorë ndaj Flamurtarit, Klodian Duro ka shprehur kënaqësinë për fitoren e tij të parë si trajner, duke e pranuar se loja la për të dëshiruar: “Ndeshje shumë e rëndësishme, sepse vinim nga humbja dhe duhej të reagonim urgjentisht. Nuk ishte e lehtë, sepse kishim edhe mungesa të rëndësishme, por ia dolëm, përtej lojës jo të mirë. Problemi kryesor ishte gjendja psikologjike e lojtarëve, që kanë qenë të rënduar këto ditë, ndaj edhe loja nuk ishte e rrjedhshme. Synimi kryesor u arrit, ndërsa gjatë javës, me kthimin e futbollistëve të tjerë, do të kemi kohë të punojmë me qetësi. Ishte një ndeshje e vështirë, pavarësisht se Flamurtari ka probleme të mëdha në këtë moment. Duhej të ishim më të qetë, sidomos në pjesën e dytë. Mendoj që ekipi dha gjithçka dhe dua t’i falënderoj, sepse nuk është e lehtë të luash me këtë presion dhe me mungesa, duke nisur nga sulmuesit”, shprehet Duro. Sakaq ekipi nuk ka bërë asnjë ditë pushim , por ka rinisur stërvitjen dhe përgatitjet e rradhës për ndeshjen me Vllazninë që do luhet në “ Zeqir Ymeri”, të dielën ora 13. Objektivi i vetëm është marrja e tre pikëve dhe ecja drejt kreut të tabelës. Në këtë takim do të mungojë mesfushri, Francisco Jeffereson ,që u ndëshkua me kartont kuq në Vlorë.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Classic
  • Twitter Classic
  • Google Classic
  • Twitter Metallic
  • Facebook Metallic
  • YouTube Metallic

Twitter

Follow us

Facebook

Become a Fan

YouTube

Subscribe

© 2015 by FKKUKESI.  Proudly created with Wix.com

bottom of page