Në Pukë vetëm për tre pikë
Të shtunën ora 13 në stadiumin e qytetit të Pukës ekipi i Kukësit do të ndeshet me Tërbunin vendasm në stadiumin “Ismail Xhemali”. Ky është i pari takim mes dy skuadrave në këtë qytet në kuadër të Superligës. Ndeshjen e parë në Kukës e kanë fituar kuksianët 1-0. Edhe pse Tërbuni ndodhet në fundin e tabelës së renditjes , në kampin kuksian nuk ka asnjë nënvlerësim , përkundrazi kjo ndeshje është vlerësuar maksimalisht nga dyshja e trajnerëve, Lika- Duro. Ekipi u dhëton për në Pukë të premten pasdite me synimin e vetëm marrjen e tre pikëve dhe ecjen drejt kreut të tabelës. Klubi ka vendosur të vijojë heshtjen për shtyp , për ta lenë ekipin dhe stafin të përqëndruar vetëm tek stërvitja . Në këtë takim do të mungojnë për shkak të kartonëve qendërmbrojtësi, Renato Malota dhe mesfushori, Besar Musolli. Në takimin e fundit në Laçm ekipi i Kukësit arriti të marrë një barazim të rëndësishëm në këtë fushë të”nxehtë”. Loja e ekipit në pjesën e dytë ishte mjaft e mirë dhe në fund të saj u arrit dhe barazimi, edhe pse ishin mundësitë për një fitore .