Kukësi mbyll fazën përgatitore në Turqi.
![turkey01.15.png](https://static.wixstatic.com/media/7ef686_7eee26c197384d9688111989c5807e76.png/v1/fill/w_240,h_180,al_c,q_85,enc_auto/7ef686_7eee26c197384d9688111989c5807e76.png)
Ekipi i Kukësit , u ka dhënë fund përgatitjeve dyjavore në Antalia të Turqisë, dhe mbrëmë është rikthyer në Shqipëri. Gjatë kësaj faze përgatitore ekipi zhvilloi mbi 35 seanca stërvitore dhe pesë ndeshje miqësore , duke marrë dy barazime , dy humbje dhe një fitore. Në Antalia ekipin e ka vizituar dhe prsidenti i klubit, Safet Gjici.Të mërkurën ekipi ka dalë në stërvitje si zakonisht në ish-kompleksin “ Dinamo”, ku nuk ka patur asnjë mungesë dhe ka nisur përgatitjet konkrete për takimin e ditës së shtunë me Vllazninë në Shkodër. Presidenti, Safet Gjici, do të mbledhë stafin drejtues për të marrë një situatë më të fundit , pas fazës përgatitore në Turqi, dhe për të vinë piketat kyesore rreth blerjeve që mund të bëhen deri në fund të merkatos së janarit.